Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar një hap historik për arsimin publik në kryeqytet. Në bashkëpunim me Shkollën Digjitale, gjatë këtij viti çdo shkollë fillore në Prishtinë do të ofrojë një orë edukim në Inteligjencë Artificiale (IA).

Pas kësaj, nxënësit dhe mësimdhënësit do të përfshihen në trajnimet praktike “Ndërto me AI”, me qëllim që njohuritë e fituara të shndërrohen në projekte konkrete.

Sipas Ramës, ky zhvillim e rendit Kosovën ndër vendet e para në botë që integrojnë IA-në në sistemin formal të shkollimit, duke e çuar Prishtinën “përtej metodave të vjetëruara të arsimit”.