Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dikur mbështeste Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.
Në zgjedhjet e vitit 2014-të, ai shpërndante thirrjet e Kurtit, derisa edhe para pak muajsh ai mbështeste kritikuesit e Qeverisë Hoti.

Rama që do të garojë në zgjedhjet komunale me LDK-në, kishte përkrahur Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës më 2017-të.
Ndërkohë, para pak muajsh mbështeste kritikat ndaj Qeverisë së drejtuar nga LDK.

Ndryshe, në paraqitjen e parë televizive si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Rama dha dy deklarata kundërthënëse.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=17864069&v=2.1&guid=54fab3f7703f46a2bce4767b7658163f6aad4768c61f491cab75e7c6579f2296
Derisa në Rubikon tha se është apolitik, duke nxitur reagime të shumta, pas pak orësh tha se megjithatë është pjesë e LDK-së.







