Kandidati për kryetarë të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, ka prezantuar projektin e lagjes Arbëria.

Ky projekt do të kushtojë 35 milion euro teksa i njëjti do të përfundojë brenda 3 viteve. Përparim Rama do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë, në balotazhin për Prishtinën i cili do të zhvillohet më 14 nëntor në kuadër të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.

Këtu keni statusin e tij:
“Kostoja për projektin e lagjes Arbëria do të jetë 35 milion euro, prej të cilave 20 milionë do të sigurohen nga fondet IPA (per sallen koncertale) dhe 15 milionë të tjera nga investimet publiko-private për parkingjet nëntokësore dhe per shiritin komercial.

Projekti do të realizohet brenda 3 viteve”, ka shkruar Rama në Facebook.