Përparim Rama

Përparim Rama nga Londra: Prishtinën do ta transformoj në kryeqytet unik në botë

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është lajmëruar nga Londra meqë rast ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Përmes një video-incizimi, Rama deklaroi se do ta transformoj Prishtinën në kryeqytet unik në botë.

Ai poashtu bëri të ditur se vazhdon të jetë në Londër për shkurt, sepse tashmë është zgjedhur kryetar i Prishtinës.

“Jam zgjedhur me një program për ta transformuar Prishtinën për ta bërë kryeqytet unik në botë, do të punoj për Prishtinën, për të gjithë. Duke ju uruar më të mirat për ju dhe për Kombin, pres nga ju të punoni për vet, familjen dhe ta ruani identitetin dhe kulturën por edhe të integroheni në shoqërinë dhe shtetin Britanik që vendit tonë i’u gjend në kohët më të vështira në luftë e në paqe”, ka thënë Rama.

Ndryshe Rama ende nuk ka pranuar postin e kryetarit të Prishtinës, komunë kjo e drejtuar për dy mandate nga Shpend Ahmeti.