Përparim Rama në takim me fëmijët e Prishtinës, premton kënde për lojëra

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në vazhdën e aktiviteteve të tij, është takuar me fëmijët dhe prindërit e lagjes “Ulpianë” të kryeqytetit.

Rama në një ambient të ngrohtë, është zotuar se si kryetar i Prishtinës, do të krijojë hapësira rekreative dhe kënde për lojëra për fëmijët e kryeqytetit.
Përparim Rama, ka theksuar se takimet me fëmijë i japin motiv edhe më shumë dhe e mbushin me energji për të marrë në dorë menaxhimin e qytetit.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Këto takime sikur ky me fëmijë e prindër në Ulpianë, më japin motivim edhe më shumë e më mbushin me energji për ta marrë në dorë menaxhimin e qytetit e për të filluar punën sa më shpejtë.
⭐️Nëse jo për ta, për kë punojmë?
Nëpër lagje fëmijët do të kenë më shumë hapësira rekreative e kande për lojëra.