Përparim Rama në qershor u bë me letërnjoftim të Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, duket se së fundmi është bërë me dokumente të Kosovës.

Në një fotografi të publikuar të letërnjoftimit të tij vërehet data e skadimit, që është 20 qershor 2031.

Në Kosovë letërnjoftimi ka afat 10 vjet dhe nga kjo i bie që Rama është bërë me dokumente të Kosovës tek pasi ishte zyrtarizuar si kandidat për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja.

Ndryshe, letërnjoftimin e Kosovës e ka marrë në moshën 45-vjeçare.