Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur që të lirojë disa kategori nga pagesa e biletës së trafikut urban.

Sipas vendimit, lirimi nga pagesa do të zbatohet nga data 01.10.2025.

Transformimi i Transportit Urban vazhdon!

Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për:

Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit.

Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore.

Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij.

Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet.

Të gjithë studentët e Kryeqytetit.

Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura!

Vendimi i plotë: