Përparim Rama mbështet Marshin për Drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e lindur nga populli

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, i cili do të zhvillohet të dielën më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

Rama mbështeti “Marshin për Drejtësi, përkundër faktit se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, subjekt politik nga radhët e së cilit vjen Rama, ende nuk është shprehur se a do të mbështetë këtë manifestim.