Komuna e Prishtinës

Përparim Rama:  Ju lutem kujdes, ruani distancën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga qytetarët e kryeqytetit të kenë kujdes dhe t’i zbatojnë rregullat e komunikacionit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se komuna është duke punuar për t’i pastruar rrugët.

“❄️🌬️🚗 Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht. 🚜🌨️🚧Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve”. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë., ka shkruar ai.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar qytetarët e Prishtinës të raportojnë çdo rast rreziku në Qendrën Operative Emergjente të kryeqytetit.

“Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 👇

📞 0800 122 33 ose📞 0800 122 44”, ka përfunduar Rama.

Postimi i plotë: