Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shfaqur me biçikletë nga kryeqyteti bashkë me disa pjesëtarë të grupit “Meraki T’Biciklave”, dhe ka bërë një xhiro rreth e qark Unazës.

Pas kritikave të shumta që mori nga qytetarët për testin që po e bënë në kryeqytet, Rama thotë se po punojnë për ta liruar trafikun, prandaj u bënë thirrje qytetarëve që të përdorin mjete tjera të transportit, jo vetëm automjetet.

“E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut 🚗 në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ 🛴 🚲 🚌 për të mirën e ambientit 🌳 dhe shëndetit të të gjithëve”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

‘Merre 🚲 e dil!’

E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës.

Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut 🚗 në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ 🛴 🚲 🚌 për të mirën e ambientit 🌳 dhe shëndetit të të gjithëve.

Prishtina po frymon! 🚶🌱🌞