Përparim Rama ia dorëzon “Çelsin e Kryeqytetit” Gianni Infantinos

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vazhduar takimet zyrtare gjatë vizitës së tij të parë në vendin tonë.

Pas takimeve me presidentin Agim Ademi dhe KE të FFK-së, si dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kreu i FIFA-s është pritur edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku si dhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ky i fundit ia ka dorëzuar presidentit Infantino “Çelësin e Kryeqytetit”.