Përparim Rama i dhuron Dua Lipës ‘Hyjneshën në Fron’

Sot në Prishtinë do të fillojë festivali ‘Sunny Hill Festival’.

E para fillimit të festivalit, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa e cila është edhe organizatore e këtij festivali, ka mbajtur një konferencë për media.

E në këtë konferencë i pranishëm edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan KultPlus.

Me këtë rast, Përparim Rama i dhuroi Dua Lipës simbolin e qytetit të Prishtinës ‘Hyjneshën në Fron’.