Përparim Rama e emëron drejtoreshë vajzën e Anton Çettës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do ta udhëheq kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur ekipin prej 20 personash.

Ndër këta të emëruar, është edhe vajza e Anton Çettës, Donika. Ajo është emëruar drejtorëshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës.

Donika është vajza e veprimtarit dhe humanistit Anton Çetta.

Ndryshe, kreu i Prishtinës ka shtuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet edhe më shumë.

Ky është ekipi i prezantuar nga Përparim Rama:

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City