Bekim Brestovci

Përparim Rama e bën Drejtor të Shërbimeve Publike ish-zyrtarin e NISMËS që deri tash e kishte këshilltar

Bekim Brestovci është emëruar të hënën drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka njoftua kryetari i kryeqytetit Përparim Rama.

Nga kjo pozitë Rama e kishte shkarkuar Ilirik Musliun nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si marrëveshje e koalicionit lokal LDK-PDK. Tashmë në vend të Musliut do të jetë Brestovci.

“Pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Shërbimeve Publike, sot, kam emëruar z. Bekim Brestovci, një profesionist me përvojë shumëvjeçare në Gjermani dhe Kosovë, si Drejtor të ri të Shërbimeve Publike. Pres nga ai që të ndërmerr menjëherë, të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund problemit të mbeturinave dhe të gjitha çështjeve tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj drejtorie”, ka shkruar Rama në Facebook.

Pas kësaj, ka reaguar vetë Bekim Brestovci i cili ka qenë këshilltar i Ramës, i cili në të kaluarën ka qenë zyrtar i NISMA Socialdemokrate që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

“Me kënaqesinë më të madhe bëj të ditur që tanimë jam pjesë e kabinetit të kryetarit  të Prishtinës, Përparim Rama, në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike. I jam mirënjohës  kryetarit Rama për besimin e dhënë,  për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës. Bashk na priftë e mbara”, kishte shkruar në Facebook Brestovci në shkurt të vitit 2022.

VIDEO BONUS: Reagon Ilirik Musliu: Shkarkimi im, provokim i ultë nga kryetari Rama ndaj partnerit të koalicionit