Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka qëndruar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit ku është pritur në takim nga Anne Morrison, Zyrtare e Lartë për Kosovën.

 “Diskutuam për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popollit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë”, tha Gruda.