Përmes një videoje, Einxhel Shkira konfirmon shtatzëninë – ajo dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së parë

Tash e një kohë është spekuluar se Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Megjithatë, çifti në asnjë moment nuk e kishte konfirmuar lajmin e pritjes së bukur, megjithëse ishin shpërndarë fotografi përmes të cilave dyshohej se moderatorja është shtatzënë.

Dhe tani, çifti ka vendosur t’i konfirmojë thashethemet duke shpërndarë një video, përmes të cilës konfirmojnë se janë në pritje të fëmijës.

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë… Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re”.