Përmes Kuintit, Albin Kurti synon të shantazhoj Mustafën


Ka dështuar takimi i radhës ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa. Burime tona brenda këtyre dy partive kanë konfirmuar se takimi ka qenë i tensionuar.

Ato kanë thënë se Albin Kurti ka lëshuar pe sa i takon kryeparlamentarit, mirëpo Mustafa nuk është pajtuar. Burimet tona brenda LDK-së kanë thënë se Albin Kurti për nesër ka thirrë një takim me ambasadorët e shteteve të Kuintit për t’i informuar për takimin e sotshëm.

“Kurti ka thirrë për nesër një takim me Kuintin. Përmes këtij takimi, Kurti synon të shantazhoj kryetarin Mustafa për ta pranuar marrëveshjen”, ka thënë ky burim.

Të premten, dy liderët ishin takuar edhe në ndërtesën e Universitetit Amerikan në Prishtinë, mirëpo as ai takim nuk ishte vendimtar për arritjen e një marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive.