Përmes fotos së një miku të sëmurë, Aniston paralajmëron fansat për rrezikun nga Covid-19

Jennifer Aniston i ka paralajmëruar ndjekësit për rrezikun që mund të shkaktojë virusi Covid-19.

E gjithë bota është duke u përballur me virusin Covid-19 i cili sa shkon e përhapet akoma më shumë.

Disa mendojnë se është një grip i zakonshëm e ata të cilët kanë të afërm të prekur nga ky virus flasin ndryshe.

Ishte Jennifer Aniston ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit një foto të një miku në gjendje të rëndë me Covid-19.

Pranë postimit ajo ka paralajmëruar ndjekësit për rrezikun e madh të këtij virusi.

“Nuk duhet të jemi aq naivë të mendojmë se mund ta shmangim këtë… nëse duam që kjo të përfundojë, dhe duam apo? Hapi i vetëm që mund të bëjmë është, ju lutem, mbani maskë. Vetëm mendoni për ata që tashmë kanë vuajtur nga ky virus i tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj. Dhe sidomos për vetveten. COVID-19 i atakon të gjitha moshat”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CC1mLDPjfUC/?utm_source=ig_embed