Përmendorja e Kurtit | Rrustemi: Njerëzit janë të etur për të pasur një lider të tillë

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka komentuar përmendoren e vendosur të Albin Kurtit nga një qytetar.

Ai ka thënë se njerëzit janë të etur për të pasur një lider si Albini.

“Kjo e shprehë një etje të qytetarëve kolektive për të pasur një lider një drejtues të tillë që simbolizojnë ndershmërinë afërsinë përshkushtimin”, tha ai në Kanal10.

Rrustemi thotë se nuk ka pasur asnjëherë dilemë që Kurti është kryeministri më i mirë ndonjëherë.