Përmbytjet në Gjermani, mbi 40 viktima dhe disa të zhdukur

Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda, ku si pasojë, 40 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit.

Disa persona janë shpallur të zhdukur teksa të tjerë u detyruan të hipnin në çati, njoftoi policia.

Mediat gjermane raportojnë për 30 qytetarë të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje, veçanërisht në rajonin e Vestfalisë dhe Rineland-Palatinatit.

Reporterët e agjencisë Reuters bëjnë me dije se qasja në shumë zona është bllokuar teksa rrjeti telefonik është i paqëndrueshëm.

Dy zjarrfikës u mbytën, sipas raportimeve. Qeveria gjermane dërgoi ushtrinë për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Hekurudhat, rrugët dhe transporti ujor u ndërprenë për shkak të përmbytjeve të rënda, shkruan a2news. Shirat e dendur pritet të vazhdojnë në jug perëndim të Gjermanisë edhe gjatë të premtes.