Përmbytjet: IHMK-ja parasheh situatë të vështirë edhe në ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, që janë duke vazhduar me intensitet të lartë sidomos në disa pjesë të vendit, disa lumenj kanë dalë prej shtretërve të tyre dhe janë duke shkaktuar përmbytje.

Sipas IHMK-së, zonat më të prekura janë ato në perëndim të vendit, sidomos disa vendbanime në komunat si: Pejë, Junik, Deçani, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviq etj.

Sipas IHMK-së, situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim.

IHMK ka dhënë disa këshilla, të cilat duhen të merren gjatë përmbytjeve.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të enjten disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet. Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skenderajt, Istogut, Mitrovicës, Podujevës etj.about:blank

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.