Përmbytje të mëdha në Australi

Në Queensland të Australisë ka përmbytje të mëdha, saqë konsiderohen si përmbytjet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë atje.

Zyra e Motit të Australisë të shtunën paralajmëroi për shi të rëndë në këtë zonë.

Disa banorë janë evakuuar pasi shirat në këtë rajon, kanë arritur sasinë nga 150mm deri në 200mm.

Sipas Euronews sasia e reshjeve që është të shtunën, del të jetë gati e barabartë me atë të një muaji.

Autoritetet lokale lëshuan një numër paralajmërimesh mbi përmbytjet të shtunën në mëngjes dhe u thanë banorëve të mos përdorin rrugët dhe të konsiderojnë lëvizjen në një terren më të lartë nëse kushtet përkeqësohen.