Përmbytje në Francë, rrugët e Parisit mbulohen nga uji

Franca Jugperëndimore është përfshirë nga përmbytje të mëdha të hënën pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm. Përmbytjet kanë përfshirë gjithashtu edhe Parisin lindor.

Rrugët Ile Saint Louis dhe Ile de la Cite njanë mbuluar nga uji. Qindra njerëz u evakuuan ndërsa uji depërtonte në bodrume.

Niveli i ujit tashmë i ka kapërcyer 4.50 metrat por ekspertët thonë se në ditët në vijim, mund të nisë stabilizimi i situatës.

Edhe qyteti Cognac, qendra e prodhimit të konjakut ka mbetur nën ujë. Meteorologët presin që uji të nisë të tërhiqet në mesjavë, por në vijim, Francën e pret një tjetër sfidë, ajo e valës së të ftohtit që tashmë i ka përfshirë vendet më në veri të kontinentit.