Aksident

Përmbyset makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në rrugën transballkanike.

Automjeti tip Golf ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy personat që kanë qenë në makinë janë plagosur dhe më pas janë shoqëruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.