Autoritetet shëndetësorë të Holandës njoftuan se 86 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin më të madh të Beneluksit shkoi në 2,823.
Sidoqoftë, gjendja në Holandë është ende dukshëm më e mirë se në Belgjikën fqinje, ku për të njëjtën periudhë u shënuan 303 viktima dhe ku shifra e përgjithshme e të vdekurve ka shkuar në 3,903 persona.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Holandë gjithashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 964 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 26,551.
Holanda ishte vënë në qendër të vëmendjes para disa ditëve, kur shumë njerëz u panë duke pritur në radhë për të blerë rezerva të kanabisit e jo ushqim e ilaçe, për çfarë po presin njerëzit në vendet e tjera.







