Përmbyllet kampanja “Rinia për Gratë” me një mural të ri

Aktivistja nga Ferizaj, Vanesë Sadriu ka njoftuar se është përmbyllur kampanja “Rinia për Gratë”.

“Përmbyllëm kampanjën “Rinia për Gratë” sot me një mural të ri që iu shtua nënkalimit të qytetit, portretin e Hyrë Eminit – Mirës.” ka shkruar ajo në facebook.

Në këtë kampanjë ishin pjesëmarra edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica dhe deputetja Blerta Deliu, të cilët e përkrahën fuqishëm këtë projekt.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme të kampanjës sonë që filloi nga data 02 Nëntor dhe përfunduam sot më 25tin, në prezencën e deputetëve tanë z. Elmi Reçica dhe znj. Blerta Deliu me përkrahjen e fuqishme të të cilëve e filluam dhe mbyllëm këtë projekt, dhe përfaqësuesve të komunës sonë të Ferizajt, kryesueses, drejtoreve, zyrtarëve të tjerë dhe përfaqësues të organizatave.” ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: