Përloti të gjithë shqiptarët, vdes aktori i njohur francez

Ka ndërruar jetë aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo. I njohur gjerësisht për shqiptarët me rolin në ‘Zhos Profesionisti’, aktori ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga përfaqësuesi i tij, Michel Godest të hënën.

Belmondo, i quajtur Bebel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet ’60 dhe ’70. I lindur në 1933 në Paris, ai ndoqi shkolla të ndryshme private para se të përpiqej të bëhej boksier.

Ai pastaj aplikoi në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike dhe u pranua në 1952, duke vazhduar të gëzonte sukses në disa prodhime teatrore. Paraqitja e parë filmike ishte në filmin e shkurtër Moliere në 1956 dhe u shfaq në filmin “A Dog, A Mouse and a Sputnik” në 1958.

Aktori francez Jean-Paul Belmondo pozon në ceremoninë e 23-të të ndarjes së çmimeve Lumières në Paris, më 5 shkurt 2018.