Gjuha e përdorur dhe eskalimi i situatave në Kuvendin e Kosovës, kanë bërë që kjo e fundit të degradohet deri në një masë sa bëhet edhe shqetësuese.

Seancat e Kuvendit gjatë ditëve të kaluara, nuk po dëshmojnë pjekuri dhe maturi të deputetëve, përkundrazi, foltorja e Kuvendit po përdoret për akuza personale, e që shpesh herë po qojnë edhe në përleshje verbale apo fizike mes deputetëve.

Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Ballkani.info, e pati kritikuar këtë gjendje dhe e kishte cilësuar se mos respektim i votës së qytetarit.

Përleshja e fundit verbale ishte ajo e deputetit nga Vetëvendosja, Glauk Konjufcës dhe deputetit nga radhët e NISMA-s, Milaim Zekës, ku të dy paralajmëruan padi kundër njëri tjetrit.

Kujtojmë se në ditët që lamë pas, pati edhe përleshje fizike mes dy deputetëve, Xhelal Sveçlës nga VV dhe Frashër Krasniqit nga radhët e PSD, pas përfundimit të një debati televiziv./Ballkani.info/