Përleshje në “Rrugën C” në Prishtinë – arrestohen tre persona

Sot në ora 17:30 ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në “Rrugën C” në Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili ka shtuar se tre persona janë ndaluar lidhur më këtë rast.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë të PK-së, në ‘Rugën C’, kanë hasur në një mosmarrëveshje (konflikt) mes disa personave. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona”.