Përleshje në Prizren për pjesëmarrje në lojëra zbavitëse

Mbrëmë në orën 22:20 në Prizren një burrë ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë, thikë.

Ai është therur nga një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje rreth pjesëmarrjes në lojëra zbavitëse, njofton policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

I dyshuari sipas policisë ndodhet në arrati.

loading…