Prishtinë
Përleshje në Prishtinë, arrestohen pesë persona
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Kosovës pasi që të njëjtit kanë sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Të arrestuarit janë intervistuar dhe me vendimit të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.