Një person është plagosur nga therja me thikë, në një përleshje që ka ndodhur sonte në Podujevë.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sonte rreth orës 21:00 në qytetin e Podujevës, pas një përleshje fizike, një person ka pësuar lëndime trupore.

Sipas këtyre burimeve i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, nga ku mësohet se i njëjti është therur me thikë.