Të shumtë janë personat që pësojnë lëndime nga mjetet e mprehta, e më së shpeshti nga thikat, të cilat zakonisht ndodhin gjatë përleshjeve.

Burimet e Sinjali njoftojnë se një rast i therjes ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lipjan, ku një person është lënduar pasi është therur me thikë.

Sipas të njëjtave burime, viktima është dërguar në Emergjencën e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor për shkak të plagëve.

Siç mëson Gazeta i dyshuari është identifikuar nga ana e Policisë, por deri tani nuk është arrestuar.