Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi u përleshen mes vete në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
Sipas policisë, deri te përleshja ka çuar një mosmarrëveshje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:41.
“Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë” thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.







