Përleshje ndërmjet tre personave në Fushë-Kosovë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë ku dy të dyshuar kanë sulmuar një tjetër.

Si pasojë tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.