Policia e Kosovës është përfshirë në një përleshje gjatë mbrëmjes së kaluar, me dy të rinj në Gjilan të cilët raportohet të jenë të moshës 17 vjeçare.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se të njëjtit i kanë kanosur me vrasje, e po ashtu kanë hedhur gurë në drejtim të tyre.
Të dyshuarit, gjenden në arrati.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gjilan 06.12.2020-21:00. Është raportuar se njësiti policor gjatë implementimit të planit operativ Covid-19 afër një marketi kishin vërejtur dy persona të dyshuar të moshës rreth 17 vjeç të cilët kishin filluar ti fyejnë policët me fjalë të ndryshme banale duke ju thënë pse po na e mbyllni marketin dhe i kishin kanosë me vrasje. Të dyshuarit kishin ikur nga ai lokacion, por gjatë ikjes kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve dhe të njëjtit gjenden në arrati. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.







