Përleshje mes pesë personave, dy përfundojnë në spital

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje në mes vete.

Gjatë përleshjes, si pasojë e përdorimit të armës, lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “1 Qershori” në Lipjan.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishek.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.