Përleshje mes disa personave në Prishtinë, therret me thikë njëri prej tyre

Një përleshje fizike ka ndodhur pak më parë mes disa personave në qendër të Prishtinës, saktësisht tek pjesa e njohur si “lokalet e Lesnës”.

Përpos rrahjes në këtë përleshje janë përdorur edhe armë të ftohta.

Sipas burimeve të lajmi.net një person është therrur me thikë.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.