Përleshje mes disa personave në një lokal në Pejë

Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur mbrëmë pas mesnatë në një lokal në Pejë.

Njësiti policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar tre persona, njëri prej tyre i dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatave për një përleshje në mes të disa personave në një lokal, njësiti policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar tre persona, njëri prej tyre i dyshuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.