Përleshje mes çiftit prishtinas, burri godet gruan me vazo

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, ku burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës, ku viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, i njëjti e ka gjuajtur me një vazo duke e goditur në këmbë.

“Viktima femër kosovare-shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar-shqiptar, i njëjti e ka gjuajtur me një vazo duke e goditur në këmbë”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima pas goditjes ka marrë lëndime trupore me ç’rast i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.