Përleshje mes 10 shqiptarëve në Itali, njëri prej tyre plagoset rëndë

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (22 prill) në Gjenova të Italisë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se në përleshje janë përfshirë 10 persona me origjinë shqiptare. Mësohet se njëri prej tyre është plagosur rëndë, ndërkohë që është transportuar me urgjencë në San Martino.

Nuk dihet se përse ka ndodhur sherri, ndërkohë që policia ka arrestuar deri më tani 5 nga personat e përfshirë në sherr, raportojnë mediat italiane, përcjell oranews.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sherrit mes shqiptarëve.