Perleshje me thikë në Vitomiricë të Pejës, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshje, janë përfshirë në një përleshje me thikë.

Nga kjo përleshje, lëndime trupore ka pësuar njëri nga dy të dyshuarit, ndërsa që të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, njëri nga ta është dërguar në mbajtje, teksa tjetri është liruar.

Vitomiricë, Pejë 26.11.2021-13:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht  me thikë viktimën mashkull  kosovar dhe gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri i dyshuar, ata kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit  është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.