Përleshje me sëpatë në Gjakovë, një i lënduar rëndë

Një person është lënduar rëndë pas një përleshje pasditen e sotme në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës.

I lënduari është dërguar për shërim në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësi për media nga rajoni i Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, përleshja ka ndodhur me sëpatë.

“Me datën 27.06.2022 Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari mashkull/kososvar kishte goditur viktimën po ashtu mashkull/kosovar lindur në vitin 1950, me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda. Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje. Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”. Rasti vazhdon me hetime”, ka thënë ai.