Përleshje masive, tre kosovarë bëjnë për spital katër zviceranë

Një përleshje masive ka ndodhur në St.Gallen gjatë ditës së djeshme, ku të përfshirë ishin tre kosovarë.

Në zonën ‘Bruhglasses’ një grup prej tetë burrave zviceran ishin afruar në shkallët e kalimit në ‘Bruhl Gate’, shkruan Blick.ch.

Aty kishte plasur përplasjes mes zviceraneve dhe kosovarëve.

Policia e St.Gallen konfirmoi që dy kosovarë janë arrestuar dhe katër zviceran ishin dërguar në spital pasi kishin qenë të lënduar. Kosovari i tretë kishte arritur të shpëtonte.

Kosovarët ishin të moshës 21 dhe 28 vjeç. Ndërsa të lënduarit zviceran kanë qenë dy të moshës 28 vjeçare, një 29 vjeçar dhe një 35 vjeçar.

Arsyeja e mosmarrëveshjes ende nuk dihet. Policia është duke vazhduar me hetimet.