Përleshje masive, nxirren thikat edhe në Deçan – katër persona bëhen për spital

Një përleshje fizike ka ndodhur mes pesë personave sot në afërsi të Kuvendit Komunal në Deçan.

Katër persona janë lënduar në përleshjen ku janë përdorur edhe thikat.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:00 policia është njoftuar për një incident në afërsi të Kuvendit Komunal në Deçan. Në përleshje kanë qenë të përfshirë pesë persona, katër kanë pësuar lëndime dhe dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta-thika. Katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, më pas dy nga ta janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë”, tha Gashi.

Kujtojmë se rrahje mes dy nxënësve ka ndodhur sot në mëngjes edhe në afërsi të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.

Njëri nga nxënësit është therur me thikë, dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.