Përleshje fizike mes anëtarëve të PDK-së

Të jesh nga e njejta parti politike, nuk do të thotë që gjithmonë të kalosh mirë me tjetrin. Madje ka raste, se anëtarë të së njejtës parti për çështje të ndryshme, mospajtimet i ngrisin deri në një nivel tjetër.

Një mosmarrëveshje që filloi me të shara e përfundoj në përleshje të lehtë fizike ka ndodhur brenda komunës së Ferizajt, nga anëtarë të PDK-së.

Raporto, merr vesh nga burime të sigurta se para disa ditësh Shefi i protokollit të kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliut, personi me inicialet A.M kishte mosmarrëveshje me administratorin e degës sëPDK-së në Ferizaj, L.J.

Si merr vesh media, e gjitha kishte nisur me një kërkesë nga administratori për të marr një nënshkrim për procedurat që lidhjen me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe A.M, shef i protokollit në zyren e kryetarit nuk e kishte lejuar atë. Nga këtu, fillimisht nisi me sharje e pastaj situata eskaloi në përleshje fizike.

Për këtë rast, nuk është njoftuar Policia e vendit, ndërsa për ndarjen e përleshjes kanë reaguar punëtoret e tjerë të cilët ishin në ambientin komunal.