Policia në Suharekë ka arrestuar katër të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës në Suharekë ku të dyshuarit janë përleshur fizikisht në mes vete dhe më pas njëri prej tyre ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se te të dyshuarit dhe vendi i ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe 12 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit nga prokurori katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

loading…