Përleshja në Kuvend, Hoxha: Lushtaku vetëm e freskoi Bislimin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është deklaruar për media pas përleshjes fizike që ka ndodhur në seancën e Kuvendit të enjten, mes deputetëve të partisë së saj, atyre të pozitës si dhe ministrave.

Ajo ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka sulmuar deputetin Mergim Lushtaku.

Hoxha ka thënë se Lushtaku nuk e ka gjuajtur me armë e as gazllotsjellës, por sipas saj “vetëm e freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”.

“Bislimi e sulmoi kolegun tonë i cili as nuk e sulmoi as nuk e gjuajti me molotov as me zollë përveç se i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”, ka thënë ajo.