Organizatori i eventeve, Ardian Badivuku ka njoftuar se mbrëmë është mbyllur përfundimisht “Bon Vivant”, për shkak të një përleshje të armatosur.

Badivuku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo paraqet një problem dhe kërcënim serioz për sigurinë e jetës së natës në Prishtinë.

“Mbyllja perfundimisht e Bon Vivantit si rezultat i nje perleshje te armatosur eshte nje problem dhe kercenim serioz i sigurise se jetes se nates ne Prishtine. Uroj qe raste te tilla mos te ndodhin kurr me dhe uroj qe lokalet, klubet tjera te ashpersojne kontrollet per mos lejimin e futjes se armeve”, ka shkrua ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ka mbetur pa shenja jete një person ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, 7 prej tyre janë plagosur.

Postimi i plotë:

Mbyllja perfundimisht e Bon Vivantit si rezultat i nje perleshje te armatosur eshte nje problem dhe kercenim serioz i sigurise se jetes se nates ne Prishtine.

Uroj qe raste te tilla mos te ndodhin kurr me dhe uroj qe lokalet, klubet tjera te ashpersojne kontrollet per mos lejimin e futjes se armeve.

Ju faleminderit qe per 11 vite i keni jep Prishtines sharm, eleganc dhe muzike te mire.

VIDEO BONUS: