Përleshën dy maturante në Podujevë, njëra përfundon në Emergjencë

Një 17 vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Podujevë, pasi e njëjta sipas burimeve të Ballkani.info është rrahur me një femër në oborrin e shkollës “Isa Boletini” në Podujevë.

Mjeku që e trajtoi të miturën në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Podujevë, pohoi për Ballkani.info se vajza nuk ka pasur lëndime të rënda, por ka qenë shumë e shqetësuar.

“E ka marrë një infuzion dhe më pas është liruar për në shtëpi”, pohoi mjeku kujdestar në QKMF Podujevë që deshi të mbetet anonim. /Ballkani.info/